Në një postim të fundit në Facebook, Behgjet Pacolli njofton se Fondacioni i tij do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali. Pacolli gjithashtu ka dhënë detaje për rezervime, duke treguar se ato mund të bëhen çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Postimi origjinal:
“Të nderuar miq,
Kur jemi në pritje të iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me shumë gëzim, ju njoftojë se Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në këtë muaj të shenjtë.
Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.
Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë.”