Mimoza Kusari ka ndarë një postim në Facebook ku informon për një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak përmes një marrëveshje të re. Kjo marrëveshje, e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të këtyre vendeve, synon promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.
Postimi origjinal:
“Sot u shënua një hap i rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia forcuan bashkëpunimin ushtarak përmes një marrëveshjeje të re, të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Pirro Vengu dhe Ivan Anušić.
Deklarata trilaterale bazohet në katër pika kryesore:
1. Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes;
2. Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve;
3. Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike;
4. Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.”