Projekti “Sonic Heritage” përbëhet nga një koleksion prej 270 tingujsh të regjistruar në 68 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet e njohura si Machu Picchu dhe Taj Mahal, të cilat janë përcaktuar nga Unesco si trashëgimi botërore, si dhe peizazhe natyrore si streha e fluturave monark në El Rosario, Meksikë dhe Amazonë e Kolumbisë. Tingujt e turbinave të erës, balenave të rralla dhe këngët e agimit në Amazonë janë disa nga zhurmat që janë ruajtur si pjesë e një ekspozite të peizazheve zanore në vendet e trashëgimisë botërore.
“Kur mendohet për vendet e trashëgimisë botërore, gjithmonë mendohet për pamjet vizuale, por rëndom nuk i kushtohet vëmendje tingujve të këtyre vendeve,” tha Stuart Fowkes, një artist zanor me bazë në Oksford dhe krijues i Cities and Memory, një nga arkivat më të mëdha në botë të regjistrimeve në terren. “E veçanta e tingullit është se ai është shumë zhytës dhe mund të ju sjellë përvojën e të qenit në një vend në një mënyrë që pamjet, fotografitë dhe madje edhe videot nuk e bëjnë dot,” tha Fowkes. “Tingulli është shumë transportues. Ai ju ndihmon të përjetoni më thellësisht atë që do të ndihej nëse do të ishit vërtet atje.”
Fowkes theksoi se të paktën një e pesta e 270 regjistrimeve në ekspozitën virtuale ishin peizazhe zanore natyrore dhe se projekti kishte të bënte “po aq me ruajtjen e jetës natyrore” sa edhe me ruajtjen e monumenteve të çmuara. Dëgjuesit mund të zhyten në tingujt e gjetheve që bien në qytetin antik të Tikal në Guatemalë, kërcitjet e bëra nga lakuriqët e natës në shpellat Ellora të Indisë, dallgët që përplasen me qytetin e rrethuar me mure të Marokut Essaouira, ose gejzerin Old Faithful që shpërthen nga toka në parkun kombëtar të SHBA-së në Yellowstone.
“Shumë nga ato hapësira të Unesco-s kanë të bëjnë me gjëra të tilla si ruajtja e specieve, rrugë të veçanta migrimi dhe habitate të rëndësishme për speciet e rralla,” tha Fowkes. “Tingëllon si streha e balenave në El Vizcaíno [jashtë Meksikës] ka të bëjë me ruajtjen e terreneve të shumimit të asaj balene specifike gri.” Përveç kapjes dhe dokumentimit të peizazheve natyrore të tingullit, ekspozita gjithashtu thekson se si tingujt e krijuar nga njeriu ndërhyjnë në hapësirat natyrore, siç është zhurma e një turbine me erë në bregun e Ningaloo në Australi.
“Një turbinë me erë është e mrekullueshme nga pikëpamja e energjisë së rinovueshme, por ajo prodhon shumë zhurmë dhe mund të ndërhyjë në mjedisin natyror dhe të ketë një ndikim edhe në speciet që jetojnë atje,” tha Fowkes. “Është një bilanc i ndërlikuar.” Fowkes kaloi gjashtë muaj duke mbledhur regjistrime në terren të marra nga arkivi i tij personal dhe mblodhi parashtresa nga një thirrje e hapur. Ai tha se një fokus i projektit Sonic Heritage ishin efektet që turizmi ka në diversitetin e zërit në një vend. “Ka shumë punë që është bërë për të ruajtur pamjen e një vendi, por nuk ka asgjë si, për shembull, një skemë me pllaka blu për tingullin,” tha Fowkes. “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje zërit dhe mënyrës se si ruhet, sepse një nga rreziqet me mbiturizmin është humbja e peizazheve zanore. Ju e humbni atë aspektin zanor kur keni shumë njerëz të grumbulluar në të njëjtën hapësirë.”