Albin Kurti, në postimin e tij të fundit në Facebook, ka shprehur kujtimin për historianin e shquar kroat Milan Šufflay, një nga themeluesit e albanologjisë dhe studimeve për historinë e shqiptarëve gjatë periudhës së mesjetës. Kurti ka theksuar rëndësinë e punës së Šufflay, i cili u vra më 19 shkurt 1931, dhe kontributin e tij të çmuar në studimet historike për shqiptarët. Ai ka përmendur gjithashtu reagimin e personaliteteve të ndryshme ndaj vrasjes së Šufflay, duke përfshirë protestën e Albert Einstein dhe Heinrich Mann.
Postimi origjinal:
“Në përvjetorin e 94 të vrasjes së tij, sot e kujtojmë historianin e shquar kroat Milan Šufflay, njërin nga themeluesit e albanologjisë dhe veçanërisht të studimeve për historinë e shqiptarëve gjatë periudhës së mesjetës. Milan Šufflay vdiq më 19 shkurt 1931, pasi në natën e 18 shkurtit, rreth orës 20:00, ai u sulmua me shufër metalike duke u qëlluar për vdekje, në korridorin e banesës së tij në Zagreb, në rrugën “Dalmatinska”, nr. 6. Pas kësaj, atentatorët kishin hyrë në banesën e viktimës së tyre dhe e kishin marrë dorëshkrimin e papërfunduar të vëllimit të tretë të veprës “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”…”