Basketball

Albin Kurti: Ndarja nga jeta e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory

Albin Kurti shpreh pikëllimin e tij për humbjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory. Ai thekson kontributin e Toryt në dokumentimin e grevës së minatorëve të Trepçës në vitin 1989, duke transmetuar pamjet e tyre në TV Sllovenia. Kurti vlerëson lartë guximin dhe profesionalizmin e Toryt, i cili, sipas tij, përçoi fuqishëm rezistencën politike të popullit shqiptar. Ai gjithashtu përmend librin e Toryt, “Zogjtë në Kosovë”, si një dëshmi me vlerë historike për ngjarjet në Kosovë gjatë atij viti.

Postimi origjinal:
“Me ndjesi pikëllimi e mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory. Në dhjetë ditë e fundit të shkurtit të vitit 1989, kur minatorët e Trepçës ishin në grevë në horizontet e zgafellës së Xeherores së Stantërgut, Iztok Tory ishte i pari që i transmetoi pamjet e tyre në TV Sllovenia. Guximi dhe profesionalizmi i Iztok Toryt, për dokumentimin e grevës së minatorëve të Trepçës, përçoi fuqishëm rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë, duke e tronditur opinionin publik.

Libri i gazetarit Iztok Tory, “Zogjtë në Kosovë”, është një dëshmi dokumentare me vlerë historike për ngjarjet në Kosovën e vitit 1989. Kosova do t’i jetë mirënjohëse përgjithmonë për këtë kontribut të tij për të vërtetën.

Ngushëllime familjes së Iztok Toryt, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të.”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *