Albin Kurti ka shpallur se Komuna e Leposaviqit tani ka zyrën e dytë të Postës së Kosovës në qytet, dhe të katërtën gjithsej. Ai e ka vlerësuar këtë si një shembull të bashkëdyzimit të shërbimeve publike cilësore dhe ligjshmërisë. Posta e Kosovës, sipas Kurtit, po zgjeron rrjetin e saj në të gjithë Republikën, duke u fokusuar jo vetëm në fitimin, por edhe në shërbimin e qytetarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se, ndërsa Posta e Kosovës dikur operonte me humbje, tani, nën menaxhimin e ri dhe me kryeshefen Nora Rraci, po operon me fitim.
Postimi origjinal:
“Komuna e Leposaviqit tash ka zyrën e dytë të Postës së Kosovës në qytet, dhe të katërtën gjithsej. Kësaj radhe në qendër të qytetit, në objektin e rikthyer në menaxhim të Postës. Kjo zyrë është shembull i bashkëdyzimit të shërbimeve publike cilësore dhe ligjshmërisë. Posta e Kosovës çdo ditë e më shumë po zgjeron rrjetin e saj gjithandej Republikës. Ajo nuk e shikon se ku ka fitim që të ketë zyrë, por ku ka qytetarë që të ketë shërbim. E përkundër kësaj, Posta e Kosovës, që dikur vit pas viti operonte me humbje, tani me menaxhmentin e ri, me kryeshefen Nora Rraci, po operon me fitim.
Përgëzoj Postën, Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Leposaviqit për punën e tyre, që është një lajm i mirë për banorët e komunës por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës.”