Ky postim përmban një përmbledhje të veprimtarisë së Behgjet Pacollit, duke theksuar rëndësinë e edukatës, mirësjelljes dhe diplomacisë për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e Kosovës. Pacolli ndan përvojat e tij si ministër i Jashtëm, duke treguar për sukseset në sigurimin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës.
Postimi origjinal:
“Dikur nga njerzit e caktuar (që më vonë u treguan si të kot) u kritikova ashpër.
E madje e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.
Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e Kosovës
Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera. Çdo vend ku kam shkuar dhe çdo person me të cilin jam takuar, kam lënë dyert hapur për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm duke demaskuar pretendimet e Sërbisë për “ terheqjën “ e njohjeve.
Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.”