Edi Rama ka bërë të ditur se në Berat është hapur një park i ri rekreativ me emrin “Dua të Luaj”. Ky park është një hapësirë e dedikuar jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë komunitetin. Parku përfshin 300 pemë, një kënd lojërash, pistë vrapi, palestra në natyrë, fushë basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar. Kjo hapësirë është e menduar si një dhuratë e bukur për qytetarët dhe turistët e shumtë.
Postimi origjinal:
“📍Berat – Në Parkun Rekreativ “Dua të Luaj”, një hapësirë e dedikuar jo vetëm për fëmijët por për të gjithë komunitetin, me 300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapi, palestra në natyrë, fushë basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar, e gjitha një dhuratë e bukur për qytetarët por dhe turistët e shumtë🌳⛹️🏃♀️🏃⚽🏀🏓🎾👨👩👧🫶”