Në një postim të fundit në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po vazhdojnë investimet për mbrojtjen lumore në lagjen Goricë të Beratit. Ndërtimi i një unaze të vogël rreth Kalasë, pedonalja dhe parkingu publik janë disa nga projektet që po realizohen. Këto investime synojnë të japin një tjetër energji Goricës, duke zhvilluar biznesin dhe duke rritur vlerat turistike të saj.
Postimi origjinal:
“📍Berat – Në zemër të qytetit, në lagjen Goricë ku po vijojmë investimin për mbrojtjen lumore, në të dy krahët e lumit Osum, ndërtimin e një unaze të vogël rreth e qark Kalasë, pedonalen, parkimin publik, të gjitha investime që do t’i japin një tjetër energji Goricës duke zhvilluar biznesin e duke rritur vlerat turistike të saj🏰🌳🚗🎒🥾”