Në postimin e tij të fundit në Facebook, Edi Rama bën thirrje për votimin në zgjedhjet e 11 majit. Ai thekson se me një votë për të dhe Partinë Socialiste, çdo prind ka mundësinë të sigurojë për fëmijët e tij statusin e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian. Rama shpreh bindjen se kjo do të evitojë rritjen e tyre si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës.
Postimi origjinal:
“VOTO 5❤️
🌹Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e QYTETARIT SHQIPTAR TË BASHKIMIT EUROPIAN, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës🇪🇺🖐️🇦🇱”